Barcelona e vendos De Jongun në formacion, por Ksavi nuk hipën në avion!

Mund të habitemi sa të duam, por ja që edhe për personalitete të tillë dhe klube kaq të mëdhenj ndodhin gjëra kaq banale. Trajneri Ksavi Hernandez e humbi fluturimin e Barcelonës për në SHBA, pasi pati probleme me pasaportën, ndërsa u tha se “ka pengesa administrative”. Kjo, pavarësisht se katalanasit do të luajnë shpejt ndaj Interit të Majemit dhe pastaj ndaj Realit të Madridit në fazë përgatitore. Problemi me Ksavin ishte se ai kishte luajtur në Iran me ekipin e tij, Al Sad, dhe në SHBA ka rregulla të tilla që duhen leje speciale për raste të tilla. Katalanasi do ta marrë atë leje, por me gjasë nuk e dinte që më parë, as ai dhe as Barcelona. Lajmi tjetër nga Majemi është që holandezi Frenki De Jong do të përfshihet në formacion për miqësoren e parë, edhe pse ka një konflikt me klubin për transferimin e munguar tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al