Verner shkëlqen në miqësore, rritet konkurrenca për Brojën tek Çelsi

Sulmuesi gjerman ishte më i miri në fushë në fitoren 2-1 të Bluve të Londrës ndaj Klub Amerikës në Las Vegas të SHBA-së. Timo Verner shënoi njërin nga golat, Çelsi shkaktoi edhe autogol, ndërsa duket se Armando Broja do të ketë konkurrencë më të fortë në Londër, nëse trajneri Tomas Tuhel vendos që ta mbajë. Lajmi i keq për Tuhelin, e ndoshta i mirë për Brojën ishte që sulmuesi tjetër gjerman, Kai Haverc, këtë herë u paraqit dobët, ndonëse po flasim vetëm për një miqësore të verës. Tekniku i Çelsit ka lënë të kuptojë se do ta ketë sulmuesin shqiptar në radhët e veta dhe nuk do të lejojë që ai të largohet.

Sfidanti.al