“Shënon” edhe i ati i Moise Kinit: Juventusi më ka borxh dy traktorë!

Ylli i ri i futbollit italian, Moise Kin (19 vjeç), që me siguri do ta mbajë mend gjatë këtë muaj mars për golat që ka shënuar me Juventusin dhe përfaqësuesen italiane, në fakt, me origjinë është nga Bregu i Fildishtë.
Moise Kin hyri në historinë e Juventusit si futbollisti i parë mbas 30 vitesh që në moshën 19-vjeçare arriti të shënojë dy gola në një ndeshje, ndërkohë që në ndeshjen e Italisë kundër Finlandës ai u bë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e përfaqësueses italiane.
I ati i Moises tregon tani se ai ka bërë “luftë” me bashkëshorten, pra të ëmën e Moises, se ku do të duhet të luante i biri dhe në fund e solli atë në Torino, ku atij i premtuan se do t’i jepnin dy traktorë!
“E ëma e Moises donte që ta çontë atë në Angli, por unë i kisha premtuar Juventusit se djali im do të qëndronte në Itali dhe, si shpërblim, ata të klubit më premtuan se do të më jepnin dy traktorë, por të cilët unë, sot e kësaj dite, nuk i kam marr akoma”, thotë i ati i futbollistit të ri të talentuar italian me ngjyrë.
Sfidanti.al