Sensacionale, Çelsi kushton 2 miliardë paund, kushdo mund ta blejë

Roman Abramoviç shpejt nuk do të jetë më pronari, ose të paktën nuk do të ketë 100 për qind të aksioneve. Miliarderi rus ka kërkuar nga banka amerikane “Rejn Grup” (Raine Group) e Nju Jorkut, që të vlerësonte Çelsin, dhe përgjigja ishte “2 miliardë paund stërlina”.

Nuk dihet mirë nëse Abramoviçi do ta shesë totalisht klubin që bleu 15 vjet më parë për 140 milionë paund stërlina, veçse situata e tanishme të shtyn të mendosh kështu. Miliarderi ka hasur probleme me vizën britanike dhe është zhvendosur nga Londra për në Izrael, duke pasur edhe nënshtetësi izraelite, dhe kjo do të thotë se distanca e ka bërë më të vështirë që ai të menaxhojë Çelsin.

Ekziston mundësia që ai të vazhdojë të mbajë shumicën e aksioneve, por të shesë një pjesë, siç bëri Mançester Siti në 2015, me ndihmën e së njëjtës bankë amerikane. Atëbotë, 13 për qind e aksioneve të Sitit u blenë për 265 milionë paund stërlina. Abramoviçi e ka pasur të vështirë së fundmi, që të konkurrojë financiarisht me Sitin apo Paris SG.

Sfidanti.al