Për transferimin e futbollistit brazilian, Vinicius Junior, nga Flamengo për te Reali i Madridit me vlerë prej 45 milionë eurosh ishte rënë dakord që verën e kaluar, por pritej që ky vunderkind (fëmijë mrekulli) të mbushte 18 vjeç që transferimi të realizohej edhe zyrtarisht. Ai, sapo erdhi, e tregoi veten shumë mirë në fazën përgatitore të Realit, por ky i fundit, megjithatë, vendosi që ai, fillimisht, duhet të zhvillohet tek ekipi B i klubit “mbretëror”, por, megjithatë, nuk përjashtohet që ai të jepet hua.
Është interesante të theksohet se janë plot nëntë klube që interesohen për Viniciusin që ta marrin këtë të fundit në formë huaje: Rajo Valekano, Valadolidi, Betisi, Reali Sosiedadi, Leganesi, Zhirona, Espanjoli, Nanta franceze dhe Udineze italiane.
Sidoqoftë, djaloshi nuk ka dëshirë që të largohet nga Madridi, kështu që pritet që ai të luajë me ekipin B të Realit në ligën e tretë të Spanjës.