Ishte një ndeshje e nivelit më të lartë, në Champions. Arbitri rumun Ovidiu Hategan po ndante drejtësinë në sfidën Dortmund-Barcelona, dhe ai vetë tregoi më pas se një lojtar e kishte detyruar të bënte diçka të pazakonshme. Xhejdën Sanço, talenti i paparashikueshëm i Borusias, shpërtheu me aksionin e tij sulmues dhe Hategan mendoi rrufeshëm të ndryshonte drejtimin e vrapimit, nga qendra në të djathtë.
“Unë e dija se Dortmundi kishte një të ri nga Anglia shumë të talentuar që krijonte situata të papritura, – tregoi gjyqtari në një dokumentar të realizuar nga UEFA për arbitrat në Champions, – kur është një për një me mbrojtësit ai gjithnjë krijon probleme. Kur ai ka topin unë zhvendosem në krah të djathtë të diagonales sime”. Këtë lëvizje e treguan pamjet filmike, ndërsa Sanço detyroi mbrojtësin Semedo të shkaktonte penallti.
Sfidanti.al