Derby County, shkarkohet Cocu, Rooney nis karrierën si trajner

Wayne Rooney është gati të nisë karrierën e tij të re si trajner. Ish sulmuesi i Manchester United, deri tani në rolin futbollist-zv/trajner te Derby County pas eksperiencës në Major League Soccer, është promovuar trajner i komanduar i skuadrës angleze pas largimit të Phillip Cocu. Holandezi, që erdhi në skuadër për të zëvendësuar Frank Lampard në 2019, e lë Derby County në vendin e fundit në Championship me vetëm 1 fitore në 11 ndeshje të luajtura

‘Më vjen keq që Phillip dhe stafi i tij e lanë klubin dhe dua ta falenderoj personalisht për të gjithë ndihmën e tij dhe inkurajimin në këto muaj pune-tha Rooney-gjëja më e rëndësishme tani është të nisim ngjitjen në shkallët e klasifikimit’.

Sfidanti.al