Salahu tani ka dy sfida, rivalët në Kupën e Afrikës dhe drejtuesit e … Liverpulit!

Në konkurrimin e momentit ia dha një dorë ekipit të tij, pasi goli me gjuajtje në ajër (volej) bëri që Egjipti ta fitojë ndeshjen e dytë në grup, atë ndaj Guinea-Bisaut. Pas humbjes me Nigerinë, fitorja ishte e domosdoshme dhe u arrit, ndërsa tifozët egjiptianë shpresojnë që Mohamed Salahu t’ia marrë sa më shumë dorën shënimit të golave në Kupën e Afrikës. Gjithsesi, sulmuesi 28-vjeçar ka edhe një objektiv tjetër përveçse të fitojë trofeun kontinental me kombëtaren. Lajmet nga Anglia janë që, Salahu është i pakënaqur nga ajo që po ndodh në bisedimet për kontratën e re me Liverpulin. “Mirror” shkruan se ai nuk ka ndërmend të dorëzohet në sfidën me klubin për të siguruar kushte sa më të mira financiare. “Mirror” shkruan se Salah kërkon 400 000 paundë stërlina në javë, diçka që Liverpuli nuk e ka aspak me qejf, ndërsa trajneri Jurgen Klop deklaroi se ka një ndikim (negativ, padyshim) nga agjenti i lojtarit. Në 4 vjet kontratë, kjo do t’i kushtonte të kuqve 80 milionë paundë stërlina, ndërsa duhet parë sesi do të arrihet ndonjë marrëveshje, nëse do të arrihet.

Sfidanti.al