Ylli nr.1 i Liverpulit, Mohamed Salah, i dhuroi afro gjysmë milion dollarë fshatit të tij të lindjes në Egjipt, ku ai ka kaluar fëmijërinë e tij. Mo Salahu bleu një sipërfaqe toke në fshatin e tij, ku do të ngrihet një instalim për pastrimin e ujrave të mbetura, ndërkohë që spitalit lokal i ai i bleu disa aparate dialize. Fshati quhet Nagrig dhe tani banorët e tij do të kenë në dispozicion ujë të pastër.
“Ju nuk mund ta merrni me mend sesa e rëndësishme është kjo që po bën Mohamedi për neve. Ajo që po bën ai për neve dhe Egjiptin, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Mua më rrjedhin lot nga sytë, kur flas për veprat e tij”, vuri në dukje mësuesi i fshatit Nagrig, Matravi Abu Habsah