Çfarë po ndodh me Levandovskin? Fajin e ka “Kepuca e Artë” apo Bajerni..

Gjatë ndeshjes së fundit të Bajernit të Mynihut me Këlnin, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Robert Levandoski, shfaqi publikisht një pakënaqësi të tij ndaj Jup Hajnkesit, pasi, kur u zëvendësua në min. e 77-të të ndeshjes, ai refuzoi ta përshëndeste trajnerin e vet. Më pas, trajneri legjendar gjerman, duke e justifikuar aktin e Levës, tha se sjellja e tij kishte të bënte me “Këpucën e artë”.

Sulmuesi polak shënoi golin e dytë për Bajernin në min. e 61-të, duke e bërë rezultatin 2-1, por, më vonë, ai u zëvendësua nga Sandro Vagneri.

Leva, në fakt, deri tani, ka shënuar gjithsej 40 gola gjatë këtij sezoni në të gjithë konkurrimet, ndërsa ka akoma edhe dy ndeshje për të zhvilluar dhe ai lufton për “Këpucën e artë”. Ky futbollist polak është kritikuar shumë që nuk arriti të shënoi gol kundër Realit të Madridit në gjysmëfinale të Chamapions-it dhe sjella e tij e fundit me siguri që do t’i rrisë edhe më shumë spekulimet rreth largimit të tij nga Bajerni.

Sfidanti.al