E pabesueshme : 58 vjeç i përshkon 42 km 195 metrat me… duar!

Rrugët e Shkupit u bë të dielën vendi, ku vrapuan më shumë se 10 000 veta, secili me historinë e tij, dhe midis tyre kishte edhe njerëz me hendikepe të ndryshme, por me nje vullnet e karakter të fortë. Pra, heronj kishte shumë, por njëri dallonte nga të tjerët, konkurruesi kroat, Jozo Heçimoviç, 58 vjeç, që të gjithë garën e maratonës e përshkoi me … paterica, pra, thjesht, i mbështetur te duart e tij! Ai e përshkoi distancën brenda 4 orëve e 51 minutave, duke vrapuar dhe duke fituar respektin e admirimin e  të gjithë të tjerëve, pjesëmarrësve dhe shikuesve, sepse ai vraponte pothuajse mbi duar.

“Patericat, në fakt, më dhanë një ndihmë të madhe, pasi pa to unë nuk do të vrapoja dot as 100 metra. Mua mbas mbarimit të garës më dhëmbin duart dhe jo këmbët, sikurse u ndodh të tjerëve. Unë kam konkurruar edhe herë të tjera dhe, gjithnjë, e kam përshkuar garën në pak se pesë orë, pavarësiht nga dhimbjet dhe ndonjë problem tjeter”, vuri në dukje mbas garës Heçimoviçi.

Sfidanti.al