Zbehet disi ankthi për gjendjen shëndetësore të Sir Aleks Ferguson. Media britanike bën të ditur se trajneri legjendar i Mançester Junajtid doli nga koma duke dhënë shenja të përmirësimir të tioj. Gjithnjë sipas medias britanike, Ferguson ka komunikuar me bashkëshorten e tij Keti dhe familjarët e tjerë që i kanë qëndruar pranë gjatë tgjithë kohës.
Kujtojmë se Ferguson u shtrua me urgjencë në spital në mbrëmjen e së shtunës për t’iu nënshtruar menjëherë një operacioni për hemoragji cerebrale. Ndërkohë në ditët e fundit nuk kanë rreshtur së ardhuri shumë mesazhe inkurajuese në drejtim të 76 vjecarit nga personalitete te ndryshme të futbollit botëror.
sfidanti.al