Kanë qenë së bashku tek Barcelona, dhe trajner ishte Luis Van Gali. Po flasim për Zhoze Murinjon, që ishte ndihmës i teknikut holandez, për Pep Guardiolën që ishte ende futbollist dhe për Luis Enriken që gjithashtu vazhdonte karrierën. Një foto e të paktën 23 viteve më parë, kur ata ishin shumë më të rinj dhe në role krejt të tjera. Murinjo, Guardiola dhe Luis Enrike janë sot trajnerë të shquar që kanë fituar mjaft, ndërsa Pepi flet me respekt për portugezin duke thënë se “ishte i vetmi që ia kthente fjalën Van Galit”.
Sfidanti.al