Fjuri mund Çisorën dhe përballet me Usikun: Ti je në radhë!

Ukrainasi ishte në sallë në përballjen e peshave të rënda të boksit profesionist mes dy anglezëve. Tajson Fjuri nuk e pati problem të fitonte me veteranin Derek Çisora në 10 raunde, madje tifozët thanë se ai e ruajti 39-vjeçarin duke mos e goditur gjithmonë shumë fort. Gjithsesi, në stadiumin e Totenhemit ishte edhe kampioni i botës, Oleksandr Usik nga Ukraina. Fjuri ka një brez të artë, ndërsa të tjerët i ka Usiku, që nuk tregoi ndonjë emocion nga fitorja e rivalit. Për një moment, dy boksierët ishin përballë në cep të ringut dhe Fjuri i tha ukrainasit se “ti je në radhë”. Pritet që ata të luftojnë në një ndeshje vitin e ardhshëm për të nxjerrë kampionin e parë të padiskutueshëm të botës që nga koha e Lenoks Ljuisit.

Sfidanti.al