Rumenige sulmon Niklas Zylen dhe Marcel Zabicerin!

Për të parin duket se kritika është e tepëruar, shumë e ashpër, por ja që ish-shefi ekzekutiv i klubit nuk e mbajti gojën. Karl-Hajnc Rumenige dha një intervistë për “Skaj Sportin” (Sky Sport), ku “shigjetoi” Niklas Zylen dhe Marcel Zabicerin. Për mbrojtësin që do të largohet në fund të sezonit, “Kalle” u shpreh se “problemi se ai kurrë nuk e fiksoi veten në pozicionin e tij, kur ju rreshtoni lojtarët më të mirë në skuadër, Niklas Zyle nuk është me ta në këtë moment”. Edhe mediat bavareze pranuan se Rumenige gaboi sepse Zyle kishte qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Bajernit. Përsa i përket Zabicerit, Rumenige deklaroi se “ai ishte një blerje luksi, por nuk e përmirësoi skuadrën siç ne prisnim”. Me gjasë, ai nuk përshtatet tek Bajerni dhe mund të largohet.

Sfidanti.al