Egoja e madhe e Grinvudit, qenka prishur edhe me Kristiano Ronaldon!

Disa javë më parë, superylli portugez deklaroi në një intervistë se futbollistët e rinj duhet edhe të dëgjojnë këshillat e më të vjetërve dhe të jenë gati për të sakrifikuar. E thënë nga Kristiano Ronaldo u duk edhe si pretendim i një lojtari që nuk po ndihej i lumtur tek Mançester Junajtidi, por tashmë mediat angleze po shkruajnë se njëri prej këtyre të rinjve i paska pasur relatat të këqija me portugezin.

“Deili Meil” thekson se ky i ri është pikërisht Mejzën Grinvud, ai që u arrestua me akuzën për dhunë ndaj të dashurës. Sipas tabloidit, Grinvud kishte marrëdhënie të vështirë me CR7-ën, ndërsa akuzon sulmuesin 20-vjeçar për ego të sëmurë. Sipas të përditshmes, Grinvudi nuk ka arritur të rivendosë karrierën në shina që pas skandalit që i ndodhi në ndeshjen e Anglisë në Islandë, ku ai dhe Fil Foden kaluan natën me dy femra. Ndërkaq, pas arrestimit të tij, Ronaldo, De Gea, Pogba dhe Rashford, vendosën të mos e ndiqnin më lojtarin në Instagram.

Sfidfanti.al