Ronaldo nuk zëvendësohet as kur është dobët, përse kështu Pirlo?!

Çfarë autoriteti duhet të ketë një trajner që të marrë vendime të tilla që mund të provokojnë yllin më të madh të skuadrës? Do të duhej një Aleks Ferguson, Zhoze Murinjo, Pep Guardiola e Jurgen Klop, pse jo edhe një Antonio Konte, por Andrea Pirlo nuk e bëri. Nuk dihet nëse mund ta akuzojmë direkt që pati frikë ta nxirrte nga fusha Kristiano Ronaldon, që ishte në formë shumë të dobët në ndeshjen e djeshme ndaj Atalantës në Serinë A.

“La Gazeta delo Sport” nuk ngurron ta bëjë pyetjen drejtpërdrejt, madje ta ketë në krye të faqes së saj në rrjet: “Dy pyetje për CR7, a ishte ndeshja e tij më e keqe tek Juvja? Përse Pirlo nuk e zëvendësoi?”  Vetë gazeta përgjigjet se “ndoshta (CR7) nuk i pëlqen zëvendësimet!” Sarri e bëri nja dy herë sezonin e kaluar dhe nuk është se shkuan mirë bashkë, por ndoshta Pirlo kupton se nuk do ta ketë klubin 100 për qind me vete. Nëse kjo nuk ndodh, asnjë trajner nuk ia del që të ketë autoritet dhe të ketë rezultate.

Sfidanti.al