Cristiano Ronaldo po mendon prej kohësh një rikthim në futbollin europian, por duket se kjo është thuajse e pamundur. “Fichajes” raporton se CR7 është refuzuar nga PSG, klub ku ai shpresonte se kishte një shans për t’u transferuar në merkaton e janarit ose në atë të verës. PSG ka refuzuar mundësinë e rikthimit të portugezit në Paris kryesisht prej trajnerit Luis Enrique, i cili këmbëngul se skuadrës i duhet një projekt afatgjatë me lojtarë të rinj. Kjo është arsyeja pse tekniku spanjoll vendosi që verën e kaluar të transferonte lojtarë të rinj dhe jo yje absolutë e të kushtueshëm.
sfidanti.al