Asnjë futbollist tjetër sot për sot nuk mund ta rrezikojë legjendën portugeze, edhe pse të tillë si Kilian Mbape apo Erling Haland mund ta provojnë në të ardhmen. Kristiano Ronaldo për momentin është mbreti i Championsit me 140 gola në 183 ndeshje, duke qenë rekordmeni absolut i rrjetave, e duke lënë 15 gola prapa Lionel Mesin. Gjithsesi, kështu siç janë punët, CR7 do të luajë në Ligën e Europës me Mançester Junajtidin, ndërsa argjentinasi do të jetë sërish në Champions me Paris SG. Një diferencë prej 15 golash ndoshta nuk zhduket për një sezon, por kjo varet se në çfarë forme do të jetë Mesi. Ky shqetësim dhe fakti që dëshiron Championsin kanë bërë që Kristiano të kërkojë largimin nga “Old Trafordi” nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga Bajerni, Çelsi apo Napoli, ndonëse ai ka ende 1 vit kontratë me “djajtë e kuq”.
Sfidanti.al