Reali nuk ishte i plotë, por loja në Kupën e Mbretit krijoi alarm

U desh një gol i Rodrigos rreth 20 minuta para fundit që të shmangej një e papritur tepër e pakëndshme. Reali fitoi 1-0 në Kupën e Mbretit në fushën e ekipit tepër modest, Kasereno, veçse futbolli që u dha në fushë nuk bindi aspak. Trajneri Karlo Ançeloti pati në terren disa lojtarë shumë të mirë si Militao, Naço, Çuameni, Kamavinga, Asensio, Rodrigo dhe Hazar, por sërish loja ishte “shterpë”. Hazar ishte i zhdukur plotësisht, ndërsa u desh të aktivizohej edhe Valverde për të dhënë një shtysë. Dakord, munguan shumë yje si Benzema, Vinisius, Modriç, Kros, Rydiger, Kurtua apo Alaba, por sidoqoftë ndaj një ekip të tillë pritej një Real tjetër.

Reali: Lunin, Lukas Vaskez, Militao, Naço, Odriozola (Vajeho), Sebajos, Çuameni (Valverde), Kamavinga, Asensio (Arrivas), Rodrigo, Hazar (Rodrigez).

Sfidanti.al