Në 1994-1995 i dha fitoren ekipit bardhezi pikërisht në stadiumin “Zini” me një roveshatë siç dinte t’i bënte ai. Xhanluka Viali është duke luftuar për jetën në një spital të Londrës, ndërsa tifozëv e Juventusit nuk deshën ta harronin që në ndeshjen e parë të kampionatit. Në Kremonë, ndërsa “zebrat” luftonin për fitoren ndaj Kremonezes vendase, ultrasit piemontezë shpalosën banderolën me fjalët “Viali, shëno për ne”. Ish-ylli i Italisë ka qenë nga Kremona dhe e ka nisur aty karrierën, ndërsa shkëlqimin e parë të madh e pati me Sampdorian.
Sfidanti.al