Të enjten e patën pushim dhe stërvitjen e nisën vetëm ditën e sotme në orën 11:00 në “Valdebebas”. Trajneri Karlo Ançeloti duhet të bëjë mirë llogaritë për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Majorkës, pasi sforcimi kundër Paris SG la shenjat e tij. Sipas mediave spanjolle, 3 lojtarë janë në rrezik për të mos luajtur për shkak të dëmtimeve dhe mbilodhjes. Ata janë vetë Karim Benzema, si dhe Naço e Militao. Natyrisht, Reali është në pozitë shumë të mirë në kampionat dhe nuk është e sigurt lojtarët do të mungojnë. Rëndësi pati kualifikimi ndaj PSG-së dhe mbërritja në çerekfinale të Championsit.
Sfidanti.al