Çfarë ndodhi me Filadelfian e dyshes Embijd-Harden? Bruklini e shkatërroi!

U luajt në shtëpi dhe dy yjet kryesorë ishin në formacion, por këtë herë ishin hija e vetvetes. Zhoel Embijd dhe Xhejms Harden kaluan mbrëmjen e tyre më të zezë së bashku, dhe një nga më të këqijat në karrierë, ndërsa Filadelfia pësoi një humbje të rëndë me Bruklin Netsat. Ishin yjet e miqve, Kevin Durant dhe Kajri Irving që shkëlqyen fort. Duranti shënoi 25 pikë, kapi 14 topa në tabela, shërbeu 7 asistë, vodhi 2 topa e bllokoi një gjuajtje duke marrë notën 34, ndërsa Irvingu pati 22 pikë, 4 topa në tabela e 5 asistë. Seth Kërri shtoi 24 pikë dhe 5 asistë, ndërsa Bruklini triumfoi jashtë fushe129-100. Harden ishte shumë dobët me vetëm 11 pikë (3-17 në gjuajtjet nga loja), ndërsa Embijd bëri më shumë, 27 pikë e 12 topa në tabela, por nuk mjaftoi. Bruklini mbetet në vend të 8-të në Lindje (34 fitore, 33 humbje), ndërsa Filadelfia është e tretë po në Lindje.

Sfidanti.al