Fjalët e para të Kilian Mbapesë: Një moment shumë i vështirë!

Deri në minutën e 60-të, skuadra e tij ishte pranë kualifikimit dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Paris SG u duk se më në fund “ia kishte marrë masat” Realit të Madridit, por ndodhi e kundërta dhe Kilian Mbape mori një goditje të rëndë. Sulmuesi francez, i cilësuar si lojtari më i mirë i botës, u prek shumë në sedrën e tij dhe në ambicien e madhe që ka, ndërsa i mbetet për të luftuar për një trofe që ai nuk e vlerëson aq lart, për Ligën e Parë të Francës. Gjithsesi, numri 7 e mblodhi veten dhe reagoi në rrjetet sociale. “Një moment i vështirë, – shkruajti ai, – Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh për ne, por këtë herë dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe pavarësisht se çfarë ndodhi duhet të vazhdojmë të bashkuar dhe të vendosur deri në fund. Falenderojmë tifozët që na mbështetën edhe në këtë udhëtim”. Frika është që Mbape mund të largohet në verë nga Paris SG dhe të shkojë pikërisht tek Reali.

Sfidanti.al