Reali lë pas vuajtjet e La Ligës, kërkon Kupën e 8-të të Botës për klubet!

Këtë herë gjithçka shkoi shumë mirë, dhe për madrilenët ishte një ditë e mbarë. Kur fiton 4-1 pas disa problemesh në La Ligë, padyshim që të ngre moralin. Kështu ndodhi me Realin që fitoi 4-1 ndaj Al Ahlisë së Egjiptit duke arritur finalen e Kupës së Botës për Klubet. Kjo do të thotë se madrilenët do të synojnë trofeun e 8-të në këtë konkurrim, që do të ishte një rekord. Vinisius dhe Valverde shënuan para dhe pas pushimit, ndërsa Rodrigo dhe Sergio Arribas fiksuan rezultatin 4-1. Vinisius u duk se i la pas problemet e tij, duke ndihmuar ekipin në momentin e vështirë kur është dëmtuar Karim Benzema. Tashmë, Reali do të luajë në finale kampionen e Azisë, Al Hilalin e Arabisë Saudite.

Sfidanti.al