UEFA nxiton të mbyllë “vrimën” që la hapur për Çelsin!

Pas blerjeve të çmendura të Çelsit që shpenzoi 675 milion euro në dy sesionet e fundit të merkatos, UEFA është vënë në lëvizje duke vendosur rregulla të reja. Blutë e Londrës nuk shkelën “Feir-Plei Financiar” falë një lëvizje të “stilit amerikan”. E thënë më qartë, klubi anglez zbuti impaktin financiar, duke shtyrë pagesat në kohë me kontratat afatgjata për transferimet e fundit siç ishte ajo e Enzo Fernandez për 121 milion euro. Por UEFA ka vendosur ta nxjerrë kundër rregullores këtë lëvizje në të ardhmen. Kështu, nëse Çelsi arriti të shpërndajë kostot në 7 apo 8 vjet, duke nisur nga merkato e verës kjo do të jetë e pamundur. Qeveria Europiane e futbollit do të miratojë së shpejti rregullat e reja për treguan e transferimeve të lojtarëve, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi përpara sesionit të radhës. Në këtë mënyrë, klubet nuk mund të shpërndajnë kostot e tyre financiare të merkatos për një periudhë jo më të gjatë se pesë vjet.

Sfidanti.al