Çfarë mund të thuhet kur njëri klub ka 100.46 milionë ndjekës në Fejsbuk (Facebook), dhe tjetri ka 100.2 milionë? Padyshim duhet të thuhet se ky qenka një derbi i madh mes dy shoqërish futbolli të niveleve më të larta të botës. Është pikërisht kështu. Klubet në fjalë janë Reali i Madridit dhe Barcelona, dhe gara në rrjetet sociale për momentin i përket kryeqytetasve. Klubi “merenges” nuk e la pa e theksuar këtë gjë, me postimin e bërë enkas, ndonëse epërsia është kaq e vogël sa që avantazhi mund të kalojë sa në një krah, në tjetrin, sikur të ishte një ndeshje basketbolli.
Reali dhe Barça duket se kanë një “El Klasiko” krejt më vete, pasi askush nuk mund t’i shqetësojë atje në krye. Klubi i vendit të tretë, Mançester Junajtid, është në kuotën 73 milionë, ndërsa me radhë vijnë Çelsi me 47 milionë, Bajerni me 41, Arsenali me 37, Liverpuli me 29, Paris SG me 27, Juventusi me 25 dhe Milani me 24 milionë.
Sfidanti.al