Reali feston për dënimin e Levandovskit, por duhet të mbledhë mendjen jashtë fushe!

Në Madrid mendojnë se është lajm shumë i mirë që Barcelona nuk do ta ketë sulmuesin polak për 3 ndeshje radhazi në kampionat, diçka që e “pompojnë” gazetat e kryeqytetit, por gjithsesi janë sërish ato që ngrenë një alarm. “Marka” shkruan se Reali duhet të shohë më parë problemet e veta, dhe pastaj ato të katalanasve. Kjo sepse rendimenti i skuadrës së trajnerit Karlo Ançeloti ka qenë shumë më i ulët jashtë fushe këtë sezon sesa i duhet një kampioneje në fuqi. Madrilenët kanë vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit larg “Bernabeut” dhe kjo ka bërë që Barça të marrë kreun e renditjes pavarësisht se u mund në mënyrë bindëse në El Klasikon e luajtur në kryeqytet.

Sfidanti.al