Reali do të ofroka mbi 370 milionë euro për dyshen Mbape-Belingham!

Është thënë shpesh se financat ky klub i ka të shëndosha. Kjo do të thotë se Reali i Madridit mund t’i lejojë vetes këto kohë edhe ekstravaganca të vërteta, sic është investimi për dy yje njëherësh. Flitet për një superyll të stabilizuar edhe pse ende të ri si Kilian Mbape, dhe për një yll të ri si Xhud Belingham. Për Mbapenë,  në  Angli shkruhet se mund të ofrohet rekordi botëror, që do të thotë më shumë se 222 milionë eurot që PSG pagoi për Nejmarin, ndërsa kartoni i anglezit mund të arrijë në 150 milionë euro. Belingham mund të marrë rrogë 20 milionë euro në sezon (pa hequr taksat), ndërsa Mbape duhet ta ketë shumë më lart.

Sfidanti.al