Filadelfia shkëlqen falë Embijdit dhe merr faktorin fushë ndaj Bostonit!

Pranë finales së Konferencës së Lindjes wshtw edhe Filadelfia, që mori një fitore të madhe në transfertë në sfidën e pestë kundër Bostonit.  “Siksërsat” imponuan rezultatin 103-115, duke marrë edhe epërsinë 3-2 të serisë. Xhejzon Tatum me 36 pikë dhe 10 topa në tabelë bëri detyrën me një paraqitje të shkëlqyer, por Sëlltiks nuk u ngjitën në lartësinë e yllit të tyre. Ndërkohë, fitorja e Filadelfias mban firmën e Zhoel Embid me 33 pikë. Me këtë sukses, “Siksërs” kanë edhe favorin fushë, pasi ndeshjen e gjashtë do ta luajnë në shtëpinë e tyre dhe një fitore do t’i dërgonte në finalen e Lindjes.

Sfidanti.al