Real e Barça drejt një El Clasico pa shkëlqim; por një rezultat tjetër 0-0 do të ishte historik

E diela e 1 marsit është dita e El Clasicos mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, një ndeshje kjo e kushtëzuar nga një lloj frike.. Zidane është në vështirësi të mëdha: ‘Pyesni dikë tjetër nëse unë e rrezikoj postin-tha Zidane në konferencën për shtyp. Në krahun tjetër, Quique Setien  bën debutimin e tij në El Clasicon e Bernabeut edhe pse në këtë fushë ai ka bërë mirë me skuadra të tjera si Las Palmas që ka marrë barazimin dhe Betisin me 2 fitore

Championsi e la Barcelonën të përballet me një rezultat që në fund rezultoi jo I keq në sfidën me Napolin, por që u shoqërua me një imazh jo shumë të bukur. Për Realin e Madridit gjërat shkuan akoma më keq; as lojë e as rezultat kundër Manchester City ndaj të cilit do të duhet të bëjë mrekullinë në Etihad

‘El Clasico është më I rëndësishëm për Realin se për ne-tha Setien, duke gjetur një mënyrë të mirë për të larguar disi presionin nga skuadra e tij që ka 2 pikë më shumë, por që mund të bëhen 5 nëse fiton. Por edhe nëse kjo diferencë nuk ndryshon, do t’I garantonte  Barcelonës një pjesë paqeje me klubin që është tronditur nga tensionet mes drejtuesve dhe lojtarëve dhe ‘Barçagate’. Reali I Madridit, 3 javë më parë ishte me 3 pikë më shumë se Barcelona; në 2 ndeshje me Celtan dhe Levanten fitoi 1 pikë kundrejt 6 të kundërshtarëve dhe tani po përndiqet nga dyshimet. ‘Po është një moment delikat, I vecantë, por këto janë ndeshjet e duhura për të ndryshuar tendencën. Mund t’ia dalim mbanë, duhet t’ia dalim, do t’ia dalim-tha Zidane me bindje të plotë

Në planin praktik, Zidane ka lënë jashtë skuadre Jovic dhe James Rodriguez duke nxjerrë në skenë Marianon. Kroos pasi qëndroi në stol në ndeshjen me Manchester City do të jetë titullar, do parë në vend të kujt. Nga ana tjetër, Setien rikuperoi Jordi Albën, ndërsa Pique I kaloi problemet e shfaqura në fundin e ndeshjes në Napoli. Do të mungojnë Sergi Roberto, Dembele e Suarez dhe me shumë mundësi si titullar mund të jetë danezi Braitheëaite.

Barcelona varet në mënyrë të pabesueshme nga Messi, Reali I Madridit lodhet shumë për të gjetur golin; shënuesi më I mirë I Los Blancos është Benzema me 18 gola, 9 më shumë se Sergio Ramos dhe Rodrygo I cili do të mungojë ndaj Barcelonës pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e javës së kaluar me Real Madrid Castilla. Por Benzema, në 2 muaj e gjysmë ka shënuar 2 gola dhe duket se askush nuk është në gjendje ta ndihmojë në mënyrë konstante.

Barcelona jashtë fushe vuan shumë, në La Liga, jashtë Camp Nout ka grumbulluar 18 pikë nga 36 të mundshme, ndërsa Reali I Madridit ka fituar 1 nga 5 ndeshjet  fundit dhe te kupola e kësaj skuadre ka shqetësim. Në 18 dhjetor në Barcelonë ndeshja u mbyll 0-0, një rezultat që nuk është përsëritur kurrë në sfidën e kthimit në kampionat mes këtyre dy skuadrave, nëse do të ndodhë do të jetë dicka historike

Sfidanti.al