Reagimi prej kampioni i Ksavit dhe qortimi i ashpër për futbollistët

Barcelona kaloi me fat në finalen e Superkupës së Spanjës, falë pritjeve të penalltive nga portieri Ter Shtegen, dhe trajnerit Ksavi Hernandez nuk i pëlqeu aspak sjellja e lojtarëve të tij. Tekniku katalanas, një legjendë e Barcelonës që ka fituar shumë trofe me fanelën “blaugrana”, ua zbrazi qortimet e tij futbollistëve pas pjesës së dytë vërtet të dobët. “Ore njerëz, – u dëgjua ai të thërriste, në pushim para fillimit të shtesave, – po luajmë një finale, kjo vlen një titull dhe ne jemi të gjithë duke ndenjur në vend. Që të gjithë”. Ksavi lëshoi shprehje të zhargonit normal të futbollit në Spanjë duke kërkuar më shumë impenjim dhe në shtesë katalanasit ishin më mirë.

Sfidanti.al