Qeveria angleze lejon Anglinë që të luajë në “Arenën Air Albania”!

Ndeshja eleminatore e Kupës së Botës ishte në rrezik për të mos u zhvillua në Tiranë, madje për të qenë jashtë Shqipërisë. Rregullat për shkak të koronavirusit janë të tilla që kombëtarja angleze do të duhej të izolohej për shkak të udhëtimit jashtë vendit, dhe kjo do ta bënte të pamundur luajtjen e sfidës në një stadium në vendin tonë në 28 mars, sidomos për faktin se Anglia ka dy ndeshje të tjera ato ditë të marsit, ndaj San Marinos e Polonisë, njërën përpara Shqipërisë dhe tjetrën prapa. Federata Angleze siguroi leje nga qeveria e saj për të udhëtuar drejt Tiranës e për t’u kthyer normalisht, pa karantinë. Tabloidi “Deili Meil”, ndërkaq, shkruan se Federata Shqiptare e Futbollit kishte menduar për ta luajtur ndeshjen në një stadium tjetër (me gjasë, në Elbasan) për shkak të problemeve me fushën e “Arenës Air Albania”, por tashmë ka vendosur që të luhej sipas planit sepse terreni do të jetë në gjendje të mirë.

Sfidanti.al