Pep Guardiola lëshon alarmin dhe këtë e bën duke folur për rastet me Coviod në Angli dhe duke iu referuar rrezikut që ekziston për rritjen e rasteve pozitive gjatë periudhës së pauzës së ndeshjeve të kombëtareve të muajit të ardhshëm që mund të vërë në rrezik Premier League.
Një apel ky që mund të vlejë edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe që me shumë mundësi mbështetet edhe nga kolegët e trajnerit të Manchester City dhe nga shumica e tifozëve. Këtë alarm, Guardiola e lëshoi në prag të sfidës së Manchester City me Evertonin, sfida që ishte programuar të luhej në 28 dhjetor dhe që u shty vetëm pak orë përpara fillimit të saj, një periudhë kur Mancgester City, Neëcastle, Fulham dhe Aston Villa panë të t’u pezulloheshin disa ndeshje dhe u detyruan të mbyllin qendrat e tyre stërvitore pas një vale rastesh pozitive me Covid.
Që nga ai moment situata u vendos nën kontroll dhe sipas të dhënave të Premier League të publikuara në 14 shkurt në 2915 teste të kryera te lojtarët dhe stafet teknike, janë regjistruar vetëm 2 raste pozitive në 7 ditët paraardhëse. Gjithsesi, Guardiola nënvizoi sesi ndeshjet e muajit të ardhshëm për shkak edhe të përhapjes së varianteve të reja mund të përbëjnë një rrezik serioz. Kualifikueset e Botërorit do të zhvillohen në Amerikën Latine, Azi, Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Evropë, ndërsa në Afrikë janë organizuar ndeshjet e fundit në grupet kualifikuese për Kupën e Kombeve
Sfidanti.al