PSG, Reali apo Liverpuli, për kë do të rrahë zemra e Mbapesë?!

Lajmet janë nga më të shumtat, dhe është e pamundur të ndash “shapin nga sheqeri”, pra atë që është spekullim dhe atë që është e vërtetë. Kilian Mbape është kthyer në “objektin më të dëshiruar” të futbollit botëror, veçse e ardhmja e tij mbetet më e paqartë se kurrë. Pas 3 golave për Paris SG në fushën e Barcelonës, ai deklaroi se “nuk do ta vendos të ardhmen time pas vetëm një ndeshjeje”, ndërsa e përditshmja franceze “L’Ekip” shkruan se vendimi nuk do të jetë aspak i lehtë.

“Mos i braktis ata, – titullon “L’Ekip” me një foto shumë domethënëse në kopertinë, ku Mbape duket pak larg shokëve të skuadrës që festojnë pas një goli”. “Mbape nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij, por ylli 22-vjeçar mund ta bëjë shpejt”, – shton gazeta pariziene. A pritet që të ndodhë kështu? Sheiku Al Helaifi ka deklaruar se Mbape do të jetë shtylla e projektit për ta bërë skuadrën një superfuqi europiane deri në 2022. Gjithsesi, dëshira që fëmijë e tij ka qenë Reali i Madridit, dhe padyshim që ideja mbetet shumë tërheqëse për të luajtur në La Liga. Nga ana tjetër, mediat angleze shkruajnë se Mbape ka mbetur shumë i impresionuar nga pronari i Liverpulit, Xhon Henri, pas një bisede prej rreth 2 oësh në 2017, gjatë një fluturimi me avion së bashku me familjen. Vetëm kjo verë do ta sqarojë se çfarë do të ndodhë ndërsa PSG do të kërkojë të paktën 200 milionë euro për kartonin.

Sfidanti.al