PSG, ia ka vlejtur vallë Nejmari për 500 milionë euro shpenzime?!

Kur e morën nga Barcelona, kartoni iu pagua 222 milionë euro, që ishte dhe mbetet rekordi botëror i transferimeve. Do të duhen shumë kohë që të thyhet një “stekë” e tillë sidomos në këto periudha të krizës së pandemisë, ndërsa Nejmar duket se i ka kushtuar vërtet shtrenjtë Paris SG. Sipas të përditshmes spanjolle, “El Mundo”, sheikët e Katarit kanë paguar mbi 43 milionë euro rrogë në vit për brazilianin, që do të thotë një shumë prej 216-217 milionë euro gjithsej në 5 vjet. Në një sezon të gjashtë, Nejmari do të merrte 50.5 milionë euro, ndërsa janë edhe taksat, ndonëse në Francë ka një “truk ligjor” që e ul taksën e një rroge të tillë deri në 31 për qind, në krahasim me 48 për qind që është në Spanjë. Në total, shpenzimet arrijnë në gati 500 milionë euro, saktësisht 489 milionë.

Sfidanti.al