Ajaksi i Amsterdamit dhe Mançester Junajtidi do të masin, më 24 maj, në Stokholm, forcat në ndeshjen finale të Ligës së sivjetme të Evropës, ndërsa ekipi që do të arrijë deri te trofeu prestigjioz, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Ligën e ardhshme të Kampioneve. Në fakt, titulli i Ligës së Evropës është i vetmi trofe që mungon në historinë e pasur të Junajtidit, kështu që klubi amsterdamas e shfrytëzoi këtë fakt për ta thumbuar klubin e “Old Trafordit”.
“Përshendetje, Mançester Junajtid, kemi dëgjuar se ju mungon diçka në vitrinën tuaj? Ne do të përpiqemi që, kështu, edhe të vazhdojë!”, shkruajti, sot, Ajaksi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Sidoqoftë, menjëherë, erdhi përgjigja “djallëzore” e gjetur nga ana e Junajtidit: “Vitrina jonë është e mbushur plot me trofe, por, ju, mos u merakosni, sepse ne, si gjithnjë, do të hapim vend edhe për një tjetër!”
Sfidanti.al