Konte kundër rrymës: Çelsi? Është Arsenali favorit në finalen e Kupës

Mund të jesh kampion i Anglisë, mund të jesh potencialisht skuadra më e mirë e vendit, por sërish mund të kesh një trajner që të mos e mendojë ekipin e tij si favoritin për finalen e Kupës. Çelsi ndeshet këtë të shtunë me Arsenalin në stadiumin “Uembli” të Londrës dhe thuajse çdo media apo çdo parashikues profesionist quan si favoritë Blutë e Londrës. Nuk është i këtij mendimi trajneri i “Stemford Brixhit”, Antonio Konte.

“Nëse më pyesni se kë mendoj si favorit, por ju përgjigjem se shoh Arsenalin, – tha ai, – ata kanë vetëm një mundësi për ta mbyllur me sukses sezonin, të fitojnë Kupën. Për këtë arsye, ne duhet të përqëndrohemi fort dhe të gjejmë motivimin e duhur”. Konte mendon për dështimin e Arsenalit për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, diçka që ndodhi për herë të parë në 19 vjet, dhe këtë e sheh si shkak që të besuarit e trajnerit Arsen Venger të jenë shumë më të motivuar.

Sfidanti.al