Me përfaqësuesen e Zvicrës luajnë katër ose pesë shqiptarë, kryesisht me orgjinë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, kështu që shumë tifozë shqiptarë e konsiderojnë ekipin zviceran si ekipin B të Shqipërisë që, sikurse dihet, nuk merr pjesë në Botëror. Në këto kushte, shumë shqiptarë e kanë zgjedhur favoritin e tyre në këtë Kupë Bote dhe ai është Zvicra, me të cilën luajnë futbollistë që kanë lindur në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Gjerdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Granit Xhaka janë midis lojtarëve kryesorë të përfaqësueses së Zvicrës që ndeshjen e parë doli barazim 1-1 me Brazilin, ndërsa ndeshjen e dytë e ka të premten me Serbinë që ndodhet në krye të grupit me tre pikë.
Në twitterin “Shqipëria futboll”, u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëjnë tifozllëk për Zvicrën, me qëllim që ta ndihmojnë këtë të fundit ta mposhtë Serbinë. Në këtë profil publikohet edhe mesazhi:
“Ju, të gjithë, në kalendarin tuaj, mbajeni mend datën 22 qershor, pasi Zvicra (ekipi B i Shqipërisë) do të luajë kundër Serbisë. Kjo ndeshje me siguri që do të jetë e tensionuar. Le t’u mësojmë serbëve se humbja është pjesë e ADN-së së tyre!”
Sfidanti.al