Milan nuk do të shitet. Pronari i kuqezinjve, Garry Cardinale u tregua i prerë në intervistën e fundit, duke shuar kështu të gjitha thashethemet e fundit. “Sapo kam ardhur dhe as që kam ndërmend ta shes Milanin. Objektivi im është ndërtimi i një realiteti fitues me baza solide dhe të qëndrueshme. Autonomia financiare është kusht për të fituar në mënyrë të shëndetshme kompeticionet ku marrim pjesë. Dua ta sqaroj edhe njëherë se RedBird zotëron 99.93% të aksioneve të klubit. Pjesa e mbetur (0.07%) përbëhet nga investitorë individualë italianë, të cilët janë tifozë të vjetër të Milanit. Nuk jemi në krye të kampionatit? Gjithsesi jemi të dytët, kështu që pse duhet të heq dorë nga pronësia e Milanit?! Nuk po bisedoj me asnjë investitor për shitjen e klubit. Do të më keni për një kohë të gjatë në krye.
sfidanti.al