Pamja padyshim që ka qenë shumë e bukur kur avioni kuqezi u ul në aeroport. Kombëtarja ndodhet në Ishujt Faroe, një destinacion i largët dhe ekzotik verior i Europës, ndonëse futbollistët dhe stafi i trajnerit Silvinjo nuk e kanë mendjen aspak tek bukuria e këtij vendi. Sonte, në orën 20:45, ekipi ynë përfaqësues luan ndeshjen e tretë eliminatore të Europianit, dhe synimi është vazhdimësia. Pas suksesit 2-0 ndaj Moldavisë në “Arenën Air Albania”, kombëtarja nuk mund të gabojë nëse dëshiron të ketë shanse për kualifikim. Natyrisht, gjasat janë të mira dhe parashikimet na japin favoritë, ashtu siç ishim edhe të shtunën, ndërsa luajmë në fushën e një ekipi që vazhdimisht është mundur. Disfata e shtunës pikërisht në 17 qershor në stadiumin ku do të luajë sonte Shqipëria, shkaktuar nga Republika Çeke me shifrat 3-0.
Mos do të thotë kjo se fitorja është në xhep? As nuk bëhet fjalë, ajo duhet arritur në fushë. Për t’ia dalë, pritet që Silvinjo të luajë me të njëjtin formacion si ndaj moldavëve. Skema është sërish 4-2-3-1, me Berishën në portë, pastaj Hysajn, Ismajlin, Gjimshitin e Mitajn në mbrojtje, Ramadanin e Baren si mesfushorë difensivë, e më pas Asanin, Bajramin dhe Uzunin në mbështetje të sulmuesit të vetëm të deklaruar, Cikalleshi. Shqipëria nuk ka luajtur kurrë më parë ndaj Ishujve Faroe, ndërsa në eliminatoret e Europianit 2024 ka dy ndeshje, humbjen 0-1 në Varshavë ndaj Polonisë, dhe pikërisht fitoren 2-0 në Tiranë kundër Moldavisë.
Sfidanti.al