Portjeri Shou pa pretendime: Vij te Arsenali për 6 byrekë me mish

Portieri rezervë i Saton Junaited, Uein Shou, gjen kohën të tallet edhe me Arsenalin. Futbollistit që ka dëshirë të hajë gjithçka dhe kudo që ndodhet, i skadon kontrata me skuadrën e tij modeste në fund të këtij sezoni dhe është pyetur nga Pirs Morgan, nëse do të konsiderohet kalimin në Arsenal. “Shumica e lojtarëve në Londër paguhen 40.000 paund në ditë, për diçka shumë të vogël. Sa do të kushtonte t’ju sjellim ju dhe byrekët tuaj në Arsenal,” e ka pyetur Morgan.

Ai është përgjigjur duke bërë shaka, se do të mjaftonin vetëm gjashtë byrekë më mish. “Të qartësohemi, t’i do të kaloje tek Arsenal për gjashtë byrekë më mish?”, e pyet Morgan dhe Shou i përgjigjet duke qeshur: “Patjetër”.

sfidanti.al