Përmbytjet në Valencia, mes viktimave edhe futbollisti Castillejo

Ndër viktimat e shumta të përmbytjeve që kanë gjunjëzuar Valencian dhe Komunitetin Valencian, është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për José Castillejo, 28 vjeç, lojtar ofensiv që ka pasur një të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti fatkeq ka luajtur në ekipet e moshave të klubit deri në Under 18. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për ekipe të tjera të rajonit: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda e Castellón, si dhe Eldense (liga e tretë spanjolle).

KUJTIMI NGA VALENCIA

Valencia e kujtoi atë në profilin e saj në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton ndarjen nga jeta të José Castillejo, viktimë e katastrofës DANA. José Castillejo u rrit në ekipet e moshave të klubit dhe ka luajtur për ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencian. Prehu në paqe.”

sfidanti.al