Për Inzagin, Lukaku nuk ishte larguar kurrë për fare nga Interi

Kjo është një nga arsyet që sulmuesi belg zgjodhi me kënaqësinë më të madhe të kthehej. Romelu Lukaku pati lidhje respekti me trajnerin e Interit, Simone Inzagi, edhe kur ishte tek Çelsi dhe kjo nuk mund të quhet një”tradhëti zikaltër” ndaj bluve të Londrës. Askush nuk mund të qortohet se mban lidhjet me një mik, edhe kur ky mik është ish-trajneri i tij. Inzagi e vlerësoi gjigandin që kur mbërriti vjet në “Pinetina” dhe nisi ditët e para të stërvitjes me ekipin e tij të ri. Gjithsesi, arsyet financiare dhe dëshira e Lukakut për të shkëlqyer në Angli bënë që ata të ndaheshin, por pa i këputur lidhjet. Së fundmi, Inzagi i telefonoi belgut duke i uruar mirëseardhjen në Milano dhe futbollisti ia di shumë për nder. Besohet se kjo do ta bëjë që të japë maksimumin.

Sfidanti.al