I pari u largua Roman Abramoviç, edhe pse miliarderi rus më shumë ishte i detyruar sesa deshi që të shkonte. Tashmë, një tjetër klub i madh i Premier Ligës mund të ndërrojë duar pas Çelsit. Flasim për Liverpulin, pronarët e cilit e kanë mbledhur mendjen që ta mbyllin me biznesin e futbollit, pasi siç duhet nuk e shohin me shumë përfitim apo edhe nuk e kanë me shumë pasion. Mediat angleze shkruajnë se grupi Fenuej ka pajtuar bankat e mëdha si Goldman Sahs dhe Morgan Stenli për të kryer veprimet. Ata synojnë një shifër të lartë, pasi edhe Abramoviçi fitoi 4.25 miliardë paundë stërlina.
Sfidanti.al