Pas 13 vjetësh ka “divorc” mes Realit dhe Zhorge Mendezit!

Ka qenë agjenti më i pranishëm në Madrid, dhe ndoshta edhe në të gjithë Europën, ndonëse një i tillë si Mino Raiola mund të mundohet t’ia marrë “fronin”. Zhorge Mendez, agjenti i Kristiano Ronaldos, ka bërë biznes për 13 vjet me Realin, veçse ky do të jetë sezoni i parë që skuadra spanjolle nuk do të ketë një lojtar të tij. Të paktën deri tani, sepse dritarja e transferimeve nuk është mbyllur ende. Në 13 vjet, Mendezi dhe Reali ka bërë biznes për 484 milionë euro. Gjithçka filloi me Pepen në 2017, që Reali e mori për 30 milionë euro, dhe përfundoi me largimin për tek Evertoni të Hames Rodrigezit. Mes atyre që Mendezi ka përfaqësuar kanë qenë Ronaldo, Murinjo, Di Maria, Karvaljo , Koentrao e Fabinjo.

Sfidanti.al