Paratë e Mesit tek Al Hilali ndoshta do t’i marrë Nejmari

Nuk dihet nëse do t’i ofrojnë të njëjtën shumë, e ndoshta nuk do të jetë kështu. Pra Nejmar do të ketë një ofertë të lartë nga Al Hilal në Arabinë Saudite, tashmë që Lionel Mesi vendosi të zgjidhte Ligën Profesioniste të SHBA-së. Argjentinasit i ofroheshin 400 milionë euro në sezon (në Amerikë do të marrë 50), ndërsa Nejmari padyshim që do të ketë një shifër të shkëlqyer. Me gjasë, 200 milionë apo më shumë që të pranojë të largohet nga Paris SG dhe nga Europa për të luajtur në futbollin saudit.

Sfidanti.al