Pa ardhur Solskjeri unë isha në hije! Pas golave, radhën e ka ..helmi

Mesfushori i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, është ndër më të kënaqurit mbas shkarkimit të Zhoze Murinjos dhe ardhjes në krye të ekipit të trajnerit të ri Ole Solskjer. Pa sepcialin në stol, Pogba ka nisur një jetë të re në fushë me gola dhe asiste. Ky futbollist 25-vjeçar francez i tha gazetës “Mirror” se mbas ardhjes së trajnerit norvegjez për të kanë ndryshuar shumë gjëra.
“Para ardhjes së Solskjerit, unë qëndroja ulur në stolin e rezervave, thjesht isha në hije. Më duhej që të pajtohesha me atë gjendje, kurse tani unë përsëri po luaj dhe jam gjithnjë i qeshur. Solskjeri po bën një punë të mirë. Si ish-futbollist i këtij ekipi, ai e njeh mentalitetin e lojtarëve dhe të klubit”, vuri në dukje Pogba.
Sfidanti.al