I transferuar te “luanët” e Gallatasaraj gjatë merkatos së dimrit, “fantazisti” italian, Nikolo Zaniolo duket të jetë shumë pranë largimit nga kampionët e Turqisë dhe opsionet për 24-vjeçarin, nuk janë të pakta.
Më të interesuarit për shërbimet e italianët janë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët kanë i kanë ofruar turqve, një paketë prej 35 milionë eurosh, të ndarë në 30 milionë euro bazë plus 5 milionë të tjera bonu, duke iu afruar kështu goxha shumë klauzolës së vendosur nga Gallatasaraj për anësorin. Në krahun tjetër për shërbimet e italianit interesohen gjithashtu dhe “gjigandët” rus të Zenit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë direkt klauzolën prej 35 milionë eurosh të Zaniolo, si dhe t’i ofrojnë këtij të fundit plot 8 milionë euro në vit, mirëpo deri më tani nuk është gjetur akordi mes klubeve dhe negociatat vazhdojën si në “pistën” italiane dhe atë ruse.
sfidanti.al