Pas afrimeve më shumë bujë të Yuri Tilemans, Pau Torres e Mousa Diabi, tashmë tekniku Unai Emeri kërkon të afrojë një tjetër emër të njohur të mesfushës në Premier Ligë, amerikanin, Tajler Adams.
“Ylli” i Lids Junajtid dhe njëkohësisht, kapiteni i Kombëtares së SHBA-së pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll, mirëpo do të vijë në “Villa Park”, vetëm nëse më parë largohet braziliani Dagllas Luiz. Për këtë të fundit interesohen dy “rivalët” e Londrës, Arsenal e Totenhem dhe me një vlerë kartoni prej 40 milionë eurosh, klubi i Aston Vila mund të përfitojë goxha para nga shitja e 25-vjeçarit të mesfushës.
sfidanti.al